Shqipëri, të burgosurit agjërojnë: I luten Zotit t’i fal për krimet (Video)

Tiranë – Besojnë se ndodhen ne burg se i janë larguar rrugës së Zotit që i çoi drejt shkeljes së ligjit dhe rregullave. Për t’iu rikthyer rrugës të cilën braktisën 60 të dënuar të burgut 302 kanë vendosur të agjerojnë. Për një muaj janë privuar nga ushqimi, për të qënë më afër faljes.

Në paraburgimin Mine Peza në kujdesin e vecantë të drejtorit të këtij institucioni Fatjon Fanaj,është shtruar një iftar për të gjithë të burgosurit,të cilit kanë agjëruar këtë muaj.

Ky është Brandi Pjetri i dënuar për vjedhje. Historia e Brandit është e veçantë,pasi ai i përket besimit katolik dhe është kthyer në mysliman.

Brandi shpjegon arsyen pse agjeron,duke uruar të gjithë besimtarët mysliman.

Drejtori i përgjithshëm i burgjeve Artur Zoto falenderoi komuniteti mysliman për mbështetjen. Ndërsa sqaroi se në të gjitha burgjet në vend mbajnë Ramazan rreth 450 të burgosur.

Në fund një urim për të gjithë besimtarët mysliman nga Brenda paraburgimit 302./ Ora News/

Lajme të ngjashme

Back to top button