Metodat e përforcimit të vëllazërisë në muajin Ramazan

1. Nëse një vëlla e do vëllanë e tij musliman, le t’ia tregojë atij se e do për hir të Allahut.

2. Duhet t’i kryejë të gjitha obligimet që i ka ndaj vëllait të tij mysliman.

3. Të kujdeset për t’ia kryer ndonjë nevojë atij.

4. T’i dhurojë vëllait të tij ndonjë dhuratë.

5. T’i përgjigjet ftesës së tij.

6. Kur ta takojë vëllanë e tij musliman, duhet ta takojë i buzëqeshur dhe fytyrëçelur.

7. Le të kërkoj nga vëllai i tij të lutet për të.

8. Ta gëzojë vëllanë e tij duke ia bërë ndonjë vepër që e gëzon atë.

9. Ta vizitojë sa më shpesh vëllanë tij kohë pas kohe.

10. Kur ta takojë vëllanë e tij, le t’i paraprijë i pari me dhënien e selamit, duke e përshëndetur me dorë.

11. Kur vëllai i tij vjen i vonuar në ndonjë mexhlis, atëherë ai le t’ia bëjë një vend të ulet afër tij në mexhlis.

12. Le ta ftojë në iftar.

13. Le t’i telefonojë kohë pas kohe dhe të pyes si kalon, a ke nevojë për diçka, etj.

14. Nëse është beqar, le të interesohet që t’ia gjej një motër të ndershme vëllait të tij përmes gruas së tij.

15. Nëse mungon në punë, mësime ose në namaz, le t’i telefonojë dhe të interesohet për gjendjen e tij.

16. Kur dikush e bën gibet, ai duhet që ta mbrojë, nëse është prezent në mexhlisin ku bëhet gibet vëllai i tij.

17. Le ta vizitojë kur ai sëmuret.

18. Le të shoqërohet gruaja e tij me gruan tënde.

19. Prezanto bashkë me të në ligjërata dhe në namazin e teravisë.

20. Nëse gabon ndaj tij, le t’i kërkon i pari falje.

Përgatiti: Suad B. Shabani

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button