Berisha: Qeveria e sukseseve imagjinare, 300 ditë pushime në punët publike

Duke u nisur nga analiza e 300 ditëve nga ministria e Trasportit, ish-kryeministri i Shqipërisë, Sali Berisha, në një reagim në faqen e tij në “Facebook”, ka theksuar se në 300 ditë nuk është ndërtuar apo mirëmbajtur asnjë km rrugë e ujësjellës-kanalizimit, por janë bërë pushime në punët publike.

Deklarata e Berishës në Facebook

“300 ditë pushime në punët publike. Në 300 ditë nuk është ndërtuar apo mirëmbajtur asnjë km rrugë, ujësjellës- kanalizim!!

Të dashur miq, dje Edi Rama dhe zëdhënësi i tij për transportin nuk ishin në gjendje t’u tregonin shqiptarëve as dhe një km rrugë apo metër urë të ndërtuar apo mirëmbajtur në mbarë vendin.

Në 300 ditë qeveria Rama–Meta jo vetëm që nuk nisi një projekt të ri rruge, por ata megjithëse kishin të gjitha fondet, nuk përfunduan dot 6 km rrugë Memaliaj -Tepelenë, ndonëse traseja e saj 300 ditë më parë ishte hapur në të gjithë gjatësinë e saj.

Në 300 ditë qeveria e sukseseve imagjinare nuk përfundoi dot rrugët në përfundim e sipër, si Lushnjë – Berat, Butrint – Sarandë, Krume – Has. Për të mos folur për bypassin e Fierit, rrugën Qukës-Qafë Plloçë, për të cilat fondet ishin gati. Rama në shkurt, vizitoi punimet në rrugën Qafë Thanë-Pogradec dhe u zotua se rruga do përfundonte para sezonit, ndërkohë punimet kanë mbetur aty ku ishin.

Këto 300 dite janë zhdukur nga fjalori i qeverisë dhe mediave rruga e Arbrit, për të cilin lamë të gatshëm koncesionin, boshti i jugut që ishte në ndërtim e sipër. Këto 300 ditë nuk kanë mirëmbajtur asnjë km rrugë, gjë të cilën e shpallën me të madhe si përparësi madhore. Nuk kanë vendosur asnjë sinjalistikë, nuk kanë vijëzuar asnjë km rrugë. Disa qindra metra anësore të vendosura në rrugën Plepa-Golem janë në gjysmën e lartësisë së duhur dhe flasin bukur për korrupsionin e tyre.

Në të vërtetë kane disbursuar fonde, por ju kanë marrë firmave 15 %, ndaj dhe ato nuk pyesin as për Ramën e as për Metën. Këto 300 ditë pushime të plota qeveritare në punët publike nuk u ndërtua asnjë ujësjellës, kanalizim, impiant i ujërave të ndotura, të ri por as dhe nga ato që ishin në ndërtim e sipër. Këto ishin jo të gjitha por disa nga “sukseset” e qeverisë Rama-Meta. Për 300 ditët që vijnë premtuan trenin elektrik!!”

Lajme të ngjashme

Back to top button