5 të arrestuar në Sarandë, morën me dhunë një vajzë

Pesë persona kanë përfunduar në prangat e policisë të akuzuar për rrëmbim personi. Efektivët e policisë së Sarandës kanë vënë në pranga Ermal Takën 26 vjeç nga Shijaku, Përparim Breçani 26 vjeç nga Durrësi, Arlind Maroshin 21 vjeç nga Durrësi, Amaril Maroshi 19 vjeç nga Durrësi dhe Ramiz Cenaj 19 vjeç nga Manza.

Pesë të sipërpërmendurit në bashkëpunim duke ushtruar dhunë fizike dhe me armë të ftohta i kanë hequr në mënyrë të paligjshme lirinë 18 vjeçares M. I., nga Tirana e shpallur në kërkim si e larguar nga banesa, të cilën e kanë marrë me forcë në një lokal në Sarandë ku punonte si kameriere.

Në banesën e të ndaluarve u gjetën maska, armë të ftohta, të cilat dyshohet se kanë shërbyer për rrëmbimin e 18 vjeçares.

Gjithashtu filloi procedimi penal në ngarkim të 20 vjetarit Endri Kabili, lindur dhe banues në Shijak. Kabili dyshohet se ka tentuar të shtyjë për të ushtruar prostitucion 18 vjeçaren M. I. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurisë për veprën penale “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Shtytjes për të ushtruar prostitucion”./noa.al/

Lajme të ngjashme

Back to top button