GOSFEST, Mbrëmje letrare me poet nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia

Filloi edicioni i dytë i Javës Kulturore GOSFEST që organizohet nga Komuna e Gostivarit. Në natën e parë u mbajt mbrëmja letrare me pjesëmarrje të poetëve nga Shqipëria, Kosova dhe Maqedonia. Nata është quajtur, “Vardar – rrjedhin vargjet”, ndërsa aktiviteti u zhvillua në amfiteatrin veror të qytetit.

Javën Kulturore GOSFEST e shpalli të hapur Shefi i kabinetit të kryetarit të komunës së Gostivarit, Bashkim Hasani.

Mbrëmje letrare

“Në emrin tim dhe në emër të kryetari Nevzat Bejta të gjithë juve poetëve ju dëshiroj mirëseardhje në edicionin e dytë të festivalit GOSFEST. Sot është viti i dytë i festivalit GOSFEST dhe mendojmë se ky festival është në rrugë të mbarë që në të ardhmen të jetë festival tradicional i kulturës në qytetin e Gostivarit. Qëllimi i këtij festivali është që të mbetët tradicional dhe një festival që do ju jep mundësi artistëve dhe shoqërive kulturore artistike të qytetit që të shfaqin dhe promovojnë vlerat e kulturës së qytetit tonë”, tha Hasani.

Mbrëmje letrare

Në mbrëmjen letrare morën pjesë dymbëdhjetë poetë, dy nga Shqipëria, Belfjore Qose dhe Manjolla Brahaj, dy nga Kosova, Bardh Frangu dhe Avni Rudaku si tetë nga Maqedonia, Vjollca Berisha, Arlind Farizi, Ermira Selami, Bardhyl Zaimi, Lulzim Haziri, Driton Zenku, Selim Çerkezi dhe Sefer Selimi i riu. Të gjithë poezitë u shoqëruan me piano nga pianisti gostivaras, Leutrim Aliji.

Nata e dytë me 26 Korrik, vijon me muzikë të lehtë qytetare në Amfiteatrin veror me fillim në ora 22:00, ku do të paraqitet grupi “Jehona Band”, nga Tetova.

Lajme të ngjashme

Back to top button