“Blloku” nuk do të hyjë në pazare me PDK-në

Isa Mustafa ka vlerësuar se koalicioni LDK-AAK-Nisma do t’i ofroj vendit një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet.

Ai më tutje, në një mesazh të postuar në rrjetin social Facebook, ka bërë të qartë se, ky koalicion nuk do të hyjë në pazare politike me PDK-në.

Postimi i plotë i liderit të LDK-së, Isa Mustafa në Facebook.

Blloku fitues, LDK AAK Nisma, i ofron këtij vendi një qeveri të qëndrueshme dhe me integritet. Qeverisja jonë do të siguroj stabilitet politik dhe zhvillim ekonomik. Prolongimi i proceseve dhe thirrja në shkase procedural, nga ata që shkelën çdo procedure, për ti bërë ato kushtetuese, nuk do të na hamendin në asnjë moment që të ndryshojmë qëndrimin tonë e për të bërë pazare politike me PDK-në. Procesi në të cilin po kalojmë na ka bindur edhe më shumë se këtij vendi duhet t’ia heqim hallkën e sundimit që po e ngulfat çdo ditë e më tepër . Sa më shpejt që kuptohet ky qëndrim aq më lehtë do të jetë për të gjithë ata që janë në këtë proces.

Lajme të ngjashme

Back to top button