Dashuri në vend të luftës: Disa hebrenj dhe arabë nisin kampanjën-online (Video)

Gazetarja libaneze Sulome Anderson dhe i dashuri i saj hebreu Jeremy, kanë nisur një kampanjë për të ftohur gjakrat në Lindjen e Mesme. Me shkrimin #JewsAndArabsRefuseToBeEnemies kanë arritur të kenë shumë ndjekës anembanë botës.
Sulome thotë se Jeremyn e përkëdhel me emrin “Habibi”, ndërsa ai atë “Neshama”. Pavarësisht peripecive që kanë kaluar në dy botët e ndryshme, ata ia kanë dalur mbanë të demonstrojnë se arabët dhe hebrenjtë mund të jetojnë sëbashku, transmeton Portalb.

Foton e tyre në twitter e kanë ndjekur edhe shumë çifte tjera të përziera mes hebrejve dhe arabëve. Një foto tjetër tregon një vajzë që thotë: “Mamin e kam hebreje, babin palestinez. Urrejtja na shkatërron të gjithëve.”

Një çift tjetër i përzier mes një muslimani dhe hebreje, tregon se ata nuk ndajnë mendime të njejta mbi politikën, por nuk është ky shkaku i zënkave dhe ndarjeve, por i diskutime dhe debateve konstruktive mes tyre.

Sipas fesë Islame, hebrenjtë thirren “Ithtarët e Librit”, dhe një burrit musliman i lejohet martesa me një grua hebreje. /Portalb

#JewsAndArabsRefuseToBeEnemies

Lajme të ngjashme

Back to top button