fbpx

Ky është kandidati që shkarkoi Pacollin

Korab Sejdiu, kandidati i AKR-së për garën e Prishtinës, dy vjet më parë e ka përpiluar me duar të veta lëndën e cila është dërguar në Gjykatën Kushtetuese për shkarkimin e Behgjet Pacollit nga pozita e presidentit të Kosovës.

Korab Sejdiu në cilësinë e avokatit derisa ishte anëtar i Këshillit Drejtues të LDK-së si dhe këshilltar i ish presidentit Fatmir Sejdiu, është njëri nga hartuesit e lëndës, e cila përmbante kundërshtimin e procedurave ligjore në bazë të të cilave Behgjet Pacolli, lideri i AKR-së, ishte zgjedhur president.

Dy vjet pas, shkruesi i lëndës kundër Pacollit është kandidat i AKR-së për kryetar të komunës së Prishtinës në zgjedhjet lokale të 3 nëntorit.

Jetlir Zyberaj, këshilltar i liderit të AKR-së Behgjet Pacolli nuk ka mohuar se Sejdiu ka pasur dorë në çështjen e dërgimit të Pacollit në Kushtetuese. Ai e ka arsyetuar Sejdiun duke thënë se e ka bërë përpilimin e asaj lëndë në cilësinë e avokatit.

“Avokatët nuk mund të paragjykojnë asnjë çështje. Ajo ishte një çështje e rëndësishme meqenëse flitej për presidentin e vendit, me të merrej një parti e madhe, e prandaj për ta zhvilluar atë çështje duhej një avokat i mirë, një ekspert i kalibrit të Sejdiut”, ka thënë Zymberaj.

Ndërkaq, në lidhje me cilësinë e përgatitjes së asaj lënde, ai ka thënë se jep si përgjigje një argument profesional, që “avokatët e mirë duken në mënyrën si përgatitin çështje që duken të humbura për të gjithë”./Zeri

Lajme të ngjashme

Back to top button