fbpx

Meshkujt i japin fund më lehtë lidhjes sesa femrat

Meshkujt e kanë më të lehtë të ndërpresin lidhjen, sepse nuk mashtrohen aq sa mashtrohen femrat, as nuk krijojnë lidhje aq të thella emocionale.

Meshkujt janë shumë më “të mençur” sesa femrat kur është fjala për zgjedhjen e partnerit, ky është konstatim i shumë hulumtimeve. Femrat kanë më shumë nevojë për “dikë” që ta kenë pranë, në krahasim me meshkujt.

Këta të fundit mund të vazhdojnë një lidhje për një kohë të gjatë edhe pa u lidhur kurrë emocionalisht. Dhe kur e kuptojnë që thjesht ajo lidhje nuk është ajo që e kanë kërkuar, apo diçka u pengon, atëherë ata largohen, pa u frikësuar që të mbeten vetëm. Kjo nuk do të thotë që femra të cilën e braktisin nuk është e mirë, por vetëm që nuk është mjaft e mirë për të, shkruan Shekulli.

Nga ana tjetër, femrat një kohë të gjatë mendojnë hollësisht për atë se si mund të ndryshojnë, si p.sh. cilat janë shkaqet e sjelljes së tillë dhe një mijë e një pyetje të tjera. Si edhe ajo kryesorja, çfarë të bëjnë tutje?

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close