Nga tash edhe trenat e Turqisë udhëtojnë me 250 km/h

Turqia sot e ka hapur hekurudhën për trena të shpejtësisë së lartë (TGV) e cila e lidh Ankaranë me Stambollin, duke e shkurtuar kohën e udhëtimit përgjysmë.

Trenat do të udhëtojnë me shpejtësi prej 250 kilometrave në orë. Kështu që koha e udhëtimit nga Stambolli deri në Ankara nga shtatë orë sa ishte do të shkurtohet në vetëm tri orë e gjysmë.

Kryeministri Recep Tayyip Erdogan dhe zyrtarë tjerë e kanë bërë përurimin e hekurudhës dhe kanë udhëtuar përmes saj.

Ndërtimin i kësaj hekurudhe i ka kushtuar Turqisë 4.25 miliardë dollarë. /Indeksonline/

Lajme të ngjashme

Back to top button