Izraeli refuzon planin e armëpushimit të Kerry-t

Kabineti i Sigurisë së Izraelit ka refuzuar propozimin për armëpushim në Gaza, i cili është vendosur në tavolinë nga kryediplomati amerikan, John Kerry, pas takimeve me përfaqësues të Egjiptit, Izraelit, Fatahut dhe për të cilin pritej vetëm dakordësia e Hamasit.

Kerry nxiti ndaljen 18-ditore të luftimeve mes Izraelit dhe grupit të Hamasit. Një zyrtar izraelit ka thënë për “Reuters” se kabineti ka dashur ndryshime në marrëveshje, përpara se të ndalin ofensivën në Gaza.

Më shumë se 800 palestinezë, shumica civilë, si dhe 36 izraelitë kanë mbetur viktima të këtij konflikti, që prej nisjes së tij, disa ditë më parë.

Më herët u raportua se Shtetet e Bashkuara dhe Egjipti po

i afroheshin një marrëveshjeje me Izraelin dhe palestinezët, për të arritur një armëpushim me sfond humanitar 1-javor, duke nisur nga dita e diel, bënë të ditur burime diplomatike për CNN. Burimet deklaruan gjithashtu se marrëveshja ende nuk është arritur. “Shpresojmë që të kemi një shpallje sa më shpejt të jetë e mundur, ndoshta që nga dita e sotme”.

Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, është duke zhvilluar një takim në Egjipt me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Ban Ki-moon, dhe ministrin e Jashtëm egjiptian, Sameh Shukri.

Amerikanët kryesojnë në hartimin e tekstit të marrëveshjes, bazuar edhe në konsultat me egjiptianëve, bëjnë të ditur burimet.

Presidenti i Autoritetit Palestinez, Mahmoud Abbas, është i vetmi përfaqësues i palestinezëve që pritet të nënshkruajë marrëveshjen, teksa ka qenë edhe lider në diskutimet me Shtetet e Bashkuara, Egjiptin dhe Izraelin.

Hamas ende nuk ka pranuar të firmosë. Katari është ndërmjetësi kryesor për bisedime me Hamasin, përfshi këtu edhe Turqinë, por burimet thonë se SHBA-të po punojnë me këto dy vende, në mënyrë që të influencojnë Hamasin të nënshkruajë.

Detajet kryesore të planit janë ende duke u negociuar, përfshi këtu një propozim të Izraelit për të mbajtur trupat e vet ushtarak në Gaza, gjatë kësaj paqeje 1-javore.

Armëpushimi i përkohëshëm humanitar do të shfrytëzohet për t’u ardhur në ndihmë, si në aspektin mjekësor, por edhe atë të ushqimeve, banorëve të Gazës, ndërkohë që të ndihmohen edhe të plagosurit, apo të pastrohen trupat e viktimave nga rrugët.

Shpresa është që ky palët pjesëmarrëse të nisin edhe negociatat formale mbi një armëpushim edhe më të gjatë, pse jo të qëndrueshëm në kohë, që do të adresojë shqetësimet ekonomike, politike dhe ato të sigurisë në Gaza, ku të përfshihen edhe kombe të tjera.

“Shpresojmë që ky armëpushim të shërbejë si pikënisje për ndaljen e luftimeve”, tha një burim. / TCH

Lajme të ngjashme

Back to top button