Çmimet rriten ndërsa qendra e Tetovës dhe disa lagje mbeten pa ujë

Pas publikimit të vendimit të Komunës së Tetovës për shtrenjtimin e dyfishtë të çmimeve të ujit, në redaksinë e Portalb kanë ardhur një sërë reagimesh nga banorët e Tetovës duke thënë se nuk kanë ujë.

Edhe pse nga njëra anë drejtori i NPK-së,  Xhelal Ceka thotë që i gjithë qyteti ka ujë, banorët e Tetovës për Portalb dëshmonjë të kundërtën. Në banesat në qendër, në banesat afër ish restorant Mema si dhe ata në afërsi të marketit KAM  që gjendet madje afër Komunës së Tetovsë, që nga mesdita nuk ka ujë.

“Nga ora 12 ne nuk kemi ujë. Nga njëra anë lexojmë që shtrenjtohet uji, e nga ana tjetër nuk kemi ujë. kjo mund të ndodh vetëm në Tetovë” thotë një banore që jeton në afërsi të restorantit Delfin.

“Afrohet festa e Bajramit, pastrojmë shtëpitë dhe përgatisim iftarin e ditës, por kjo është vështirësuar shumë pa ujë” shprehet një qytetare tjetër e cila banon afër Komunës së Tetovës.

“Edhe këtu nuk ka ujë! Kjo është e paparë dhe duhet rregulluar sa më shpejtë” tha një banore që jeton afër ish restorantit Mema. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button