Dha dorëheqje presidenti i Izraelit

Presidenti izraelit Shimon Peres, në moshën 90 vjeçare ka vendosur të largohet nga posti i presidentit me parashikimet se një ditë do të ketë paqe në Lindjen e Mesme. Me anë të një ceremonie, të lënë disi në hije, për shkak të luftimeve në Gaza, Peres hoqi dorë nga posti i tij duke ia besuar Reuven Rivlin, një parlamentar i krahut të djathtë.

Peres do të mbahet mend si një zë i paqes dhe bashkëpunimit me fqinjët e vendit të tij dhe për shprehjen se “armiqtë e Izraelit, nuk janë arabët dhe palestinezët, por terrorizmi”.

Ai dënoi Hamasin për vendosjen e qindra mijëra banorëve të Gazës në vijën e parë të luftimeve duke i detyruar fëmijët të shërbejnë si mburoja, transmeton Shqiptarja.

Presidenti në ikje, Peres tha se e ardhmja e Izraelit si një shtet demokratik hebraik varet nga një zgjidhje me dy shtete e konfliktit, që bazohet tek paqja. Shimon Peres ka fituar Çmimin Nobel të Paqes si dhe u bë president në vitin 2007, pasi i kishte shërbyer Izraelit për 60 vjet në poste të ndryshme të larta, mes tyre edhe si kryeministër.

Lajme të ngjashme

Back to top button