Policia tenton ta manipulojë marshin e Gazës: Deshën ta mohojnë holokaustin!

Edhe pse marshi i paqes ishte pa asnjë incident, policia nuk i la marshuesit e Shkupit të cilët ishin mbledhur sot për të shprehur mbështetjen e tyre për banorët e Gazës që janë pushtuar nga Izraeli, të paraqiten te Muzeu i Holokaustit. Simbolika e marshit deri te muzeu ishte që të përkujtohet Izraeli se gjatë holokaustit ishte populli hebrenj viktima, e tani janë hebrenjtë ato të cilët janë kthyer në agresorë dhe terrorizojnë popullin palestinez.
Marshi i paralajmëruar të mbahet para muzeut u mbajt te mbikalimi mbi bulevardin “Goce Delçev” në afërsi të objektit të UELJ pasi që aty policia vendosi kordonin dhe nuk lejoi asnjë lëvizje më tej.

Të habitur pjesëmarrësit e marshit akuzuan policinë për shkelje të drejtave të njeriut dhe të së drejtës qytetare të lejuar me Kushtetutë për tubime të qeta.

I kontaktuar nga Portalb, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Brendshme, Ivo Kotevski tha se nuk e ka pasur të qartë policia pse marshi duhej të mbahet para muzeut të Holokaustit.

Madje, më e keqja është se ai shkoi një hap më tej duke tentuar të manipulojë opinionin dhe të defokusojë qëllimin e tyre duke thënë se ata mund të kenë pasur qëllim ta mohojnë holokaustin.

Edhe pse ishte shumë e qartë dhe e dukshme se nuk bëhej fjalë për protestë të dhunshme por për një marshim paqësor me mesazhe kundër dhunës dhe galeri të fotove që i mbanin gra dhe fëmijë, Kotevski në bisedën me Portalb u mundua tu jep atyre një ngjyrim tjetër me deklaratat e tij se dikush është kundër muzeut dhe se do ta demolojë atë.

Kotevski: Muzeu nuk është ambasadë, pse të mbahen aty protesta nuk e kemi të qartë? Ata u mblodhën dhe e thanë atë që kishin, ne këtë nuk ua ndalëm. Ne e mbrojmë çdo objekt publik dhe nuk do të lejojmë që ai të shkatërrohet

Portalb: Në marsh kishte gra dhe fëmijë, askush në asnjë moment nuk tregoi dhunë, pse tu ndalohet marshi?

Kotevski: Pse të protestohet atje? Atëherë pse dikush do ta mohojë holokaustin apo të del kundër tij?

Portalb: Mesazhet ishin të qarta, marshuesit thanë se kjo që po bën Izraeli në Palestinë është holokaust, askush në asnjë moment nuk tha që është kundër holokaustit. Sipas Kushtetutës, secili ka të drejtë për protesta të qeta në vende publike, pse ju këtë ua ndaluat?

Kotevski: Nuk mund të protestojnë te muzeu, ai duhet të punojë normalisht. Nuk mund të protestojnë ku të jetë, të vinë për shembull te banesa e ime të protestojnë. Ata nëse kanë diçka kundër muzeut mund të dërojnë peticion për largimin e tij apo nëse duan ta mohojnë Holokaustin apo janë pro Hitlerit mund të shprehen në mënyrë të ndryshme. Pse të vendosen fotografi para muzeut?

Portalb: Tani, policia do tua caktojë qytetarëve se ku të vendojnë fotografi e ku ta shprehin revoltën?!

Kotevski: Ata mund të vendosin fotografitë te OJQ-të e tyre ose në shtëpinë e tyre. Qëllimin e tyre ata e realizuan. Ne punojmë sipas ligjit, mbrojmë institucionet publike. Ata që duan ta prishin muzeun ne do ti ndalojmë.

Sipas ligjit për tubime publike, organizatori duhet ta lajmërojë policinë paraprakisht për marshimin publik, gjë që e konfirmon organizatori Skender Rexhepi- Zejd.

Sipas ligjit për tubime publike, e drejtë themelore e secilit është e drejta e tubimit të qetë me anë të së cilit subjektet e shprehin publikisht mendimin e tyre në lidhje me dukuri të caktuara.  Sipas po të njëjtit ligj, vendi i tubimit duhet ti përshtatet subjektit për të cilën protestohet ndëra ndalesa mund të ketë vetëm në raste kur për shembull prishet qetësia e personave të sëmurë, të çerdheve të fëmijëve dhe vendosjen në rrezik të trafikut rrugor.

Marshuesit sot nuk rrezikuan asgjë nga e lartpërmendura, atëherë MBP në krye me Gordana Jankullovskën dhe zëvendësin e saj Zemri Qamili, duhet të japin llogari pse thyejnë ligjin dhe pse ua cënojnë qytetarëve të drejtat e garantuara me ligj.

Të rikujtojmë  se shqiptarët janë solidarizuar dhe u kanë ndihmuar hebrenjve  gjatë Luftës së Ddytë botërore dhe asnjëherë nuk kanë qenë kundër holokaustit dhe popullit izraelit, por e kundërta si që dëshmon edhe ky tekst- LEXO: Shqipëria, një vend musliman që shpëtoi hebrenjtë në xhami.  /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button