Gaza, mbi 800 numri i të vdekurve

Përpjekjet për të siguruar një armëpushim mes Izraelit dhe militantëve të Hamasit, janë intensifikuar pasi numri i të vdekurve të konfliktit që ka hyrë në ditën e 18 të tij, sa vjen edhe rritet.

Gaza u përball mbrëmë me sulmet ajrore izraelite gjatë gjithë natës, ndërkohë që Izraeli ngriti alarmin mbi raketat e Hamasit mëngjesin e sotëm.

Kabineti i sigurisë së Izraelit është duke diskutuar një armëpushim që do të zgjasë rreth 7 ditë, plan ky i mbështetur nga Sekretari i Shtetit të SHBA-ve, John Kerry.

Më shumë se 800 palestinezë janë vrarë deri tani, si dhe 34 izraelitë. Shumica e të vdekurve palestinezë janë civilë, ndërsa 32 izraelitët e vrarë, janë ushtarë.

Në incidentin e fundit ku u rrit tensioni mes të dyja palëve, të paktën 15 persona humbën jetën në një strehë të drejtuar nga OKB-ja të enjten. Sa vjen e më shumë po bëhet i nevojshëm armëpushimi, që do i japë fund, të paktën për disa ditë, dhimbjeve njerëzore.

Lajme të ngjashme

Back to top button