Rritet çmimi i faturimit të ujit dhe mbeturinave në Tetovë

Ndërmarrja komunale NPK-Tetovë, do të praktikojë metodologjinë e re të faturimit të mbeturinave dhe furnizimit me uji. Kjo nënkupton rritjen e çmimit të ujit dhe mbeturinave në masën 5 denar për një kub uji dhe rritja e çmimit për mbeturinat në 26 denarë. Praktikisht, çmimi i ujit rritet për 60%.

Drejtori i ndërmarrjes komunale NPK-Tetovë, Xhelal Ceka thotë për Portalb se rritja e çmimeve është vendim i qeverisë për të faturuar me metodologjinë e re dhe kjo është miratuar nga Këshilli komunal i Tetovës.

“Me vendim të qeverisë kemi pas për obligim të faturojmë me metodologjinë e re”, thotë Xhelal Ceka, Këshilli komunal është themelues i ndërmarrjes i cili vendos se a do të praktikoj metodologjinë. Unë veproj në bazë të vendimit të këshillit komunal.

Xhelal Ceka, thotë se Tetova për momentin ka 500 litra ujë në sekondë, Tetova është me 24 orë me ujë.
“Me sistemin e ri bëjmë balancimin dhe shpërndarjen e ujit në mënyrë të barabartë në lagjet e Tetovës.” thotë ai.

Vendimi për rritjen e çmimit të ujit dhe mbeturinave u  mbështet nga këshilltarët e BDI-së dhe  LSDM-së,  këshilltarët e  PDSH-së votuan kundër rritjes së çmimit të ujit, ndërsa këshilltarët VMRO DPMNE-së  bojkotuan. Nga ana tjetër qytetarët reagojnë  për  rritjen e shpejtë që ka ndërmarrë  kryetarja e komunës së Tetovës Teuta Arifi ku ky  problem ende vazhdon të mbetet i pazgjidhur.

Ceka thotë se sipas sipas rregullores së re që e ka miratuar qeveria, në faturimin e higjienës komunale dhe ujit duhet të merren parasysh  harxhimet dhe ata të inkorporohen në çmimin, për mbeturina që ka qenë 48. 90, tash ka një rritje për anëtarë të familje prej 26 denarë.

“Ndërmarrja ka qenë në projektin e KË bankës gjermane, për të kaluar në fazën e dytë ekspertët gjerman kërkojnë plotësimin e  kritereve. Kriteri kryesor ishte rritja e çmimeve. Analizat e tyre thonë se çmimet duhet të ritën diku te 19 denarë. Çmimi i ujit është rit në tetor 2008 për 2. 80 denarë, po të vlerësohet tarifa në nivel republikan ndërmarrja e Tetovës mbetet ende më e lira  për nga çmimi. Tek higjiena komunale për herë të fundit është rrit në vitin 2001, prej atëherë kemi një rritje të vazhdueshme të derivate të naftës”, thotë drejtori I NPK-Tetovë Xhelal Ceka.

Lajme të ngjashme

Back to top button