Shqiptarët, qytetarë e intelektualë, pushtojnë Facebook-un me #supportgaza

Qindra mijëra qytetarë shqiptarë nga të gjitha trevat e kanë pushtuar rrjetin social Facebook dhe Twitter, në përkrahje të popullit palestinez në Gaza. Elita e zgjedhur e shoqërisë shqiptare, prej politikanë, artistë, gazetarë dhe profesione të ndryshme kanë shkruar hashtagun e tyre “im from Kosova, i suport #Gaza”.

Në ueb faqen e hashtag.org, ku është krijuar hashtagu #supportgaza, prej orës 6 të mëngjesit të ditës së enjte deri në ora 1 pas mesnate kanë shkruar hashtagun 20.400 persona.

Nga deputetët e kësaj legjislature në përkrahje të popullit palestinez ka dal Dardan Sejdiu, deputet nga lëvizja Vetëvendosje.

Ai në profilin e tij në Facebook ka shënuar: “Shqiptarët e kanë shumë të qartë çdo të thotë të jesh një popull i pushtuar, i shtypur dhe i dhunuar nën rrezikun e shfarosjes nga toka jote. Prandaj, dhe Lëvizja VETËVENDOSJE! ndjen detyrën të ngrejë zërin kundër masakrës më të fundit që po ndodh këto ditë në Palestinë, dhe në mbështetje të përpjekjes palestineze për liri”.

Në përkrahje të Gazas kanë dal edhe deputetja Albulena Haxhiu dhe ish deputetit Jeton Svirca.

Në llogarinë e tij të rrjetit social Facebook po ashtu në përkrahje të Gazas ka dal edhe Rron Gjinovci.

Nuk mundet dhe nuk duhet qe taktikat “diplomatike” me përcaktua qëndrimin ndaj një përpjekjeje fashiste për shfarosjen e një populli. Armiku i mikut tim, nuk është armiku im”, ai këtë e ka shkruar edhe në gjuhën angleze.

Edhe artisti i mirënjohur Naser Rafuna, ka shkruar në gjuhën angleze fjalët: “I live in Kosova. A place with 20-30 bookstores and more than 200 000 drinking bars. Sorry We can’t do much more than this: #supportGAZZA”.

Përkrahjet kanë ardhur edhe nga Maqedonia.

Kryeredaktori i Alsat M, Muhamed Zekiri, ka shkruar: “My name is as you see it, I’m from Skopje Macedonia and I #supportGaza”.

“Trishtohem, tmerrohem, turpërohem”, kanë qenë fjalët me të cilat ka reaguar edhe shkrimtari i mirënjohur Salih Kabashi.

Po ashtu edhe ligjëruesi i Fakultetit të Arteve në Universitetin e Prishtinës, Rrezeart Galica, ka krijuar një poster, ku shihet flamuri i Palestinës dhe në mes të tij në hapësirën e bardhë janë katër pika gjaku, që nënkupton flamurin e Palestinës të lyer me gjak. Ky është edhe imazhi nga Kosova në ekspozitën që bën thirrje për paqe. /Zëri/

Lajme të ngjashme

Back to top button