Hamasi sulmon aeroportin e Tel Avivit

Brigadat Kasam, apo krahu ushtarak i Hamasit, ka njoftuar se bombarduan aeroportin e Tel Avivit Ben Gurion me tre raketa. Ky është sulmi i dytë ndaj aeroportit kryesor ndërkombëtar të Izraelit.

Një zëdhënës i ushtrisë izraelite konfirmoi se raketat u lëshuan në drejtim të aeroportit nga Rripi i Gazës, transmeton portali Mesazhi.

Një deklaratë nga grupi i armatosur palestinez tha se “në 11:45, Brigadat Kasam bombarduan aeroportin Ben Gurion me tre raketa M75”.

Të martën, një raketë goditi afër pistave të aeroportit, që qoi në mënyrë efektive mbylljen e lidhjes ajrore ndaj Izraelit me botën e jashtme.

SHBA dhe disa kompani ajrore evropiane kishin rifilluar fluturimet të enjten, pas një pezullimi dy-ditor.

Hamasi deklaroi sulmin e së martës në aeroport si një fitore në luftimet me Izraelin, që tashmë kanë hyrë në ditën e 18.

Ofensiva izraelite në Gaza ka marrë jetën e më shumë se 800 palestinezëve, përfshirë qindra fëmijëve. Ai ka lënë edhe më shumë se 5,200 njerëz të plagosur.

Raketat e shkrepura nga Gaza në Izrael kanë vrarë 32 ushtarë izraelitë, dhe vetem dy civil, ndersa fatalitetet nga ana e Hamasit nuk dihen.

Lajme të ngjashme

Back to top button