Ceremoni për donacion nga Programi i SHBA-ve për kontroll të eksportit dhe siguri kufitare (EXBS)

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara Paul D. Wohlers, së bashku me ministrin për punë të brendshme Gordana Jankulloska, drejtorin gjeneral të Administratës Doganore Natasha Radeska- Krstevska, dhe zyrtarë të tjerë të lartë do të marrin pjesë në ceremoninë për donacion, e cila do të mbahet më 29 korrik, e martë, në ora 11:00. Programi i Ambasadës së Shteteve të Bashkuara për kontroll të eksportit dhe për siguri kufitare (EXBS) siguroi donacion të pajisjeve në vlerë prej 479,000 dollarë amerikanë për Policinë Kufitare të Ministrisë për Punë të Brendshme dhe Administratën Doganore të Ministrisë për Financa. Pajisjet përfshijnë dylbi, instrumente për inspektim, detektorë për rrezatim radioaktiv, kompjuterë dhe mjete për përkthim simultan.

Ky donacion do të rrisë aftësinë e Policisë Kufitare dhe të Administratës Doganore për të zbatuar kontroll profesional të kufirit dhe për të kryer funksionet e pikëkalimeve kufitare. Donacioni gjithashtu do të rrisë aftësitë e dy agjensive kufitare për të zbatuar kontroll dhe patrullim kufitar, operacione mobile dhe për parandalim të krimit, aktivitete për të luftuar krimin ndërkufitar dhe terrorizmin, për të detektuar rrezatim radioaktiv, për të identifikuar armët për shkatërrim masiv, si dhe për të kryer inspektime bazë dhe të nivelit të dytë në pikëkalimet kufitare.

Ceremonia do të mbahet ne hotelin Aleksandar Palace në Shkup. Ceremonia për donacion përfshin ekspozim të një pjese të përzgjedhur të pajisjeve të dhuruara.

Lajme të ngjashme

Back to top button