Mogerini: Integrimi i Maqedonisë në BE nuk varet vetëm nga zgjidhja e çështjes së emrit

Zgjerimi i Unionit Evropian përfshirë edhe vendet e Ballkanit perëndimorë do të jetë prioritet i Italisë gjatë kryesimit me Bashkimin Evropian. Kështu u shpreh sot në Shkup ministrja e jashtme e Italisë Federika Mogerin. Megjithatë sipas saj  integrimi i Maqedonisë në Bashkimin Evropian nuk varet vetëm nga zgjidhja e çështjes së emrit, por Maqedonia duhet të përqendrohet  në zbatimin e reformave dhe dialogun e brendshëm politik.

“Besojmë se procesi i integrimit nuk do të përfundoj derisa Ballkani perëndimorë nuk bëhet pjesë e BE-së. Bashkë me vendet e rajonit duhet të bëjmë hapa konkret drejt realizimit të këtij qëllimi. Vetë vendet që dëshirojnë të integrohen në BE duhet të ndërruarin hapa konkret por edhe BE-ja duhet të ndërmarr aktivitete konkrete. E dimë që çështja e emrit është e rëndësisë thelbësore, por e dimë se zgjidhja e kësaj çështje nuk është në duart e Italisë, por Italia është e gatshme të jep mbështetjen e saj dhe të ndihmojë në zgjidhjen e kësaj çështje”, tha Federika Mogerini, ministre e jashtme e Italisë.

Nga ana tjetër, ministri Popovski fajin për mos fillimin e negociatave për anëtarësim të Maqedonisë në BE e sheh në mungesën e vullnetit politik të Greqisë për zgjidhjen e kontestit shumëvjeçar rreth çështjes së emrit.

“Vlerësoj se kryesimi i Italisë me BE-në është një sinjal shumë i mirë për rajonin  dhe një porosi shumë e qartë se integrimi i Ballkanit perëndimorë në BE nuk ka alternativë. Lidhur me kontekstin maqedonas është e njohur se fillimi për negociata për anëtarësim në BE disa herë radhazi po shtyhet për shkak të mos pajtueshmërisë të të gjitha vendeve anëtare. Italia si kryesues me BE-në e tregon rrugën  për bashkimin e Ballkanit në BE dhe ajo për ne është sinjali më i rëndësishëm të cilin e presim dhe i cili është i domosdoshëm në këtë periudhë”, u shpreh Nikolla Poposki, ministër i jashtëm i Maqedonisë.

Ministrja e jashtme italiane Mogerini realizoi takime edhe me kreun e shtetit përfshirë presidentin Gjorge Ivanov, kryeministrin Nikolla Gruevski dhe zv/ kryeministrin për çështje evropiane Fatmir Besimi.

Lajme të ngjashme

Back to top button