Brazili terheq ambasadorin nga Izraeli, denon ashper masakrat ne Gaza

Ministria e Punëve të Jashtme të Brazilit lëshoi një deklaratëtë ku dënon përshkallëzimin e dhunës së Izraelit në Palestinë, dhe tha se Brazili dënon ashpër përdorimin disproporcional të forcës nga ana e Izraelit në Rripin e Gazës.

Në këtë mënyrë, Ministria e Punëve të Jashtme njoftoi se tërheq nga Tel Avivi ambasadorin Brazilian Henrique Pinto, një masë kjo që nga mediat është parë si “e jashtëzakonshme”. Duhet kujtuar se një taktikë e këtillë merret vetëm kur qeveria dëshiron të tregojë pakënaqësinë e saj dhe beson se situata në vendin tjetër është jashtëzakonisht e rëndë. ”

Brazili ishte një nga 29 vendet në Këshillin e të Drejtave të Njeriut të OKB-së që votuan të mërkurën për të hetuar Izraelin mbi ofensivën ushtarake në Gaza. Shtetet e Bashkuara votuan kundër hetimit dhe 17 vende abstenuan, transmeton Mesazhi.

Brazili është duke kërkuar një vend të përhershëm në Këshillin e Sigurimit të OKB-së dhe ka qenë duke u përpjekur për të rritur praninë në skenën ndërkombëtare.

Lajme të ngjashme

Back to top button