Xhudistja Seferi falënderon mediat

Kampionja balkanike në xhudo, Blerina Seferi, pushimin e saj në vendlindje po e shfrytëzon maksimalisht për tu relaksuar para garave që e presin. Ndërkohë që ajo të enjten së bashku me prindin e saj Nexhat Seferi shtruan një iftar për gazetarët sportiv në restoran “Sharr” në Kodrën e diellit. Këtë rast “Shqiponja e Shipkovicës” e shfrytëzoi duke iu falënderuar mediave për përkrahjen parezervë që i jepet.

“Fillimisht ju falënderoj të gjithë juve si media që më keni dhënë përkrahje maksimale gjatë çdo prezantimi tim në gara vendore dhe ndërkombëtare. Poashtu falënderoj edhe zëdhënësin tim, Avdyl Salihu, i cili më ndjek nga fillimi i karrierës sime, dhe i cili është meritor për këtë sukses timin. Unë jam e kënaqur me rezultate e deritanishme, por ambiciet e mia janë të arrijë edhe më shumë në karrierë. Synimet e mia janë kampionati evropian dhe botëror, që do të mbahen vitin e ardhshëm. Ju premtoj se nuk do të zhgënjejë dhe se do të luftoj për të arritur majat më të lartë në sportin e xhudos”, ka deklaruar “Bleri”, fituesja e shumë kupave evropiane. “Blerina Seferi është një ambasadore shqiptare që për momentin po na e zbardh fytyrën kudo që po paraqitet. S’e kjo vajzë ka kualitet dëshmojnë edhe rezultatet e saja, por edhe vlerësimet nga ekspertët të cilët i parashikojnë një të ardhme të ndritshme. ‘Blerin’ e presin shumë gara të rëndësishme, ndër to evropiani dhe botërori, ku shpresoj se do na gëzoj të gjithëve me medalje”, ka shtuar Avdyl Salihu, zëdhënës i saj.

Prezent në iftarin e shtruar nga gazetarët sportiv ishin: Reshat Ibrahimi, Hajrush Mani, Mahir Thaçi, Faton Zylbehari, Mustafa Ademi, Besnik Shabani, Bujar Kurtaj dhe Avdyl Salihu.

Lajme të ngjashme

Back to top button