fbpx

Ricker: Çështja e emrit, nuk është problem i jonë

“Nga ana e bashkësisë ndërkombëtare ka përpjekje për mbështetjen e Maqedonisë dhe Greqisë, lidhur me zgjidhjen e kontestit rreth emrit, përfshirë këtu edhe SHBA-të. Në dëshirojmë që kjo të ndodh dhe po bëjmë përpjekje, edhe pse nuk mundemi të sjellim vendim për ata. Nuk mundemi ne të arrijmë marrëveshje për këto shtete, ai është problem të cilin së bashku duhet ta zgjidhin Greqia dhe Maqedonia”, ka deklaruar zëvendës-ndihmësi i sekretarit shtetëror të SHBA-ve, i angazhuar për shtetet e Ballkanit Perëndimor, Philip Ricker.

“Nimetz orfoi një propozim. Po, e di që nuk është perfekt sikurse shumë propozime, por qëllimi i propozimeve është që të shfrytëzohen si bazë për angazhim dhe bisedime, me qëllim që të gjendet zgjidhja”, theksoi njeriu i parë i Administratës amerikane, i angazhuar për Ballkanin Perëndimor, Philip Ricker.

Lajme të ngjashme

Back to top button