Të ardhurat nga pagesa e rrugëve janë rritur për 35 për qind

Nga 11-ti i këtij muaji, pagesat e rrugëve në autostrada kanë sjellë të ardhura 35% më shumë sesa koha kur çmimet ishin më të ulëta.

Nëse pagesat u rritën 35% këtë muaj, duhet të dimë se çmimet po kaq të larta ishin edhe në 2008; ku dallimi prej sot është diku 5.9%. Te regjistrimet e automobilave, kemi një rritje prej 40%, që donë të thotë se shumë qytetarë nuk u ikën regjistrimeve – tha mes tjerash përfaqësuesi i ndërmarrjes publike të rrugëve, Lupço Georgievski, në një takim me gazetarë.

Nga NP sqaruan edhe problemin e pritjes gjatë udhëtimeve, duke thënë se ka nevojë të punohet më shumë por jemi më mirë se vendet e rajonit.

-Dihet se gjatë orëve të mëngjesit dhe të mbrëmjeve, kemi bllokim të rrugëve nga automjetet e shumta. Por nga informacionet e vendeve të rajonit, nëse në Kroaci dhe Serbi duhet të pritet një orë për të vizituar vendet turistike, tek ne kjo gjë pritet 5 ose më së keqi deri në 20 minuta – tha Georgievski.

Lajme të ngjashme

Back to top button