fbpx

Frekuencë e ulët e kalimit ndërkufitar Bllatë

Prej fillimit të këtij muaji, në kalimin ndërkufitar në Bllatë , është në dukje frekuencë mjaft e ulët e udhëtarëve me vetura të cilët dëshirojnë me familjet e tyre t’i kalojnë pushimet verore në brigjet e detit Adriatik. 

Duke bërë krahasim me vitin e kaluar , numri i udhëtarëve është mjaft i ulët në këtë vend strategjik. Kjo parasëgjithash në saj të infrastrukturës rrugore tepër të vështirë nga ana e Shqipërisë, ndaj dibranët  më së shumti e preferojnë aksin rrugor drejt Strugës, dhe prej aty depërtojnë në vendkalimin kufitar në Qafë Thanë për në Shqipëri. 

Bashkëqytetarët tanë dibranë më së shumti i shfrytëzojnë udhëtimet e tyre  në mënyrë private qoftë për tregti ose për relaksim gjatë vikendit në saj të temperaturave më të larta, dhe vetëm një pjesë e vogël udhëtojnë nëpërmjet agjencive turistike. 

Një pjesë e tyre që udhëtojnë nga kalimi ndërkufitar Bllatë, janë persona që kalojnë pushimet e tyre në Shën Gjin, pasi është më afër nga kjo anë, ndërsa ka edhe një numër të dibranëve të cilët udhëtojnë për në Mal të Zi.

 Gjatë kësaj vere një numër i madh i dibranëve pushimet i kalojnë në bregun e liqenit të Dibrës. Dibrania, Engjëllushe Skara u shpreh se liqeni i Dibrës është i mirëseardhur për këtë verë. Vij me familjen time, me fëmijët e mi dhe freskohem në këto ditë të nxehta vere. 

Ndërkaq, ka edhe numër të madh të cilët udhëtojnë për pushimet verore në  Durrës. V.O thotë se e ka bërë traditë shkuarjen e saj në këtë vend. Më pëlqen deti i Adriatikut, rëra dhe ka qetësi në këtë vend, thotë ajo. 

Dibra si qytet ka liqenin ndaj e vetmja shpresë për ata që nuk kanë ekonomi të lartë , është vet bregu i liqenit dhe ajri i pastër.

Lajme të ngjashme

Back to top button