fbpx

Sot inicialet, MSA Kosovë – BE brenda gjashtë muajsh

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës ka njoftuar se sot do të vihen inicialet në marrëveshjen e Stabilizim Asocimit mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Autoritet kosovare kanë kërkuar mbështetjen e presidencës italiane të BE-së që Marrëveshja e Stabilizm Asocimit të nënshkruhet brenda 6 muajve të ardhshëm të kësaj presidence.
Sot pritet vendosja e inicialeve në marrëveshjen e MSA-së ndërmjet Kosovës dhe BE-së. Ky akt pasohet nga përfundimi i negociatave mes Kosovës dhe Bashkimit Evropian për nënshkrimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asociimit.

“Sot, kryenegociatori i Bashkimit Evropian do t’i propozojë kryenegociatorit kosovar të vejë inicialet në draftin e tekstit të Marrëveshjes së Stabilizim Asocimit në mes të Bashkimit Evropian dhe Kosovës. Parafimi i tekstit është një hap teknik i cili konfirmon përmbajtjen e tekstit që është negociuar. Bashkimi Evropian dhe Kosova do të nisin procedurat e tyre përkatëse për të miratuar Marrëveshjen. Nga ana e BE, pas përkthimit në gjuhët zyrtare të BE-së, Komisioni Evropian do të bëjë një propozim formal në Këshillin Evropian për të nënshkruar dhe të përfunduar marrëveshjen”, thuhet në njoftimin Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë për Radio Kosovën.

Zyrtarë të institucioneve të Kosovës vlerësojnë këtë marrëveshje si hapin e parë në rrugën e gjatë të Kosovës drejt anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pas vendosjes së Inicialeve i gjithë procesi deri te nënshkrimi i MSA-së, do të përfundojë në vjeshtë.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close