fbpx

Boshnjakët kujtojnë Srebrenicën

Mijëra e pjesëmarrës shënuan përkujtimin e masakrës së Srebrenicës, ku pushtuesit serb vranë 8,000 burra muslimanë në vitin 1995.

Mijëra njerëz nga Turqia, Spanja, SHBA-të, Arabia Saudite, Kroacia, Gjermania dhe Austria u mblodhën në qytetin e Nezuk, dhe nisën “marshin e vdekjes” së bashku me flamujt në duart e tyre.

Pavarësisht të nxehtit, pjesëmarrësit do të vazhdojnë me ecjen tre-ditore në këmbë nga qyteti i Tuzllës, deri në qytetin veri-lindor të Srebrenicës, e që ka largësi rreth 112 km.

Marshi do të përfundojë më 11 korrik në Memorialin e Genocidit në Srebrenicë, i njohur si Varrezat përkujtimore të gjenocidit.

Pjesëmarrësit do të ecin rreth 35 kilometra çdo ditë, në mënyrë që të arrijnë tek memoriali i rebrenicës.

Marshuesit do të pushojnë gjatë natës në pyll, ku të mbijetuarit e gjenocidit kanë qëndruar.

Masakra, e njohur nga dy gjykatat ndërkombëtare si një akt i gjenocidit, u zhvillua më 11 korrik, 1995 kur trupat serbe nën udhëheqjen e Ratko Mlladiç pushtuan Srebrenicën dhe vranë 8,000 burra mbi moshën 14 vjeçare në qytet.

Mlladiç u ekstradua në Hagë në vitin 2011 me akuzat për krime kundër njerëzimit dhe gjenocid. Gjyqi i tij filloi zyrtarisht në maj, 2012.

Lajme të ngjashme

Back to top button