Fluksi i madh i veturave, ka shkaktuar kaos në rrugët e Tetovës

Në qytetin e Tetovës, fluksi i madh i veturave i shkaktuar edhe nga ardhja e mërgimtarëve ka shkaktuar një kaos në komunikacion. Rrugica të bllokuara, vetura të parkuara në vende të palejuara dhe radhë të gjata të krijuara edhe nga mungesa e vend parkimeve , ka bërë që nga njëri skaj i qytetit në tjetrin të nevojiten 30 minuta kohë për të kaluar.

Tetovë - komunikacioni
Tetovë – komunikacioni

Nga komuna e Tetovës thonë se janë duke marrë masa për të lehtësuare lëvizjen e lirë të qytetarëve. Lume Hyseini nga zyra për marrëdhënie me publikun thotë se, komuna e Tetovës në bashkëpunim me policinë e kanë marrë masa që të rregullohet komunikacioni i brendshëm në qytet duke mos lejuar keq parkimin apo edhe bllokimin e trotuareve.

DSC_1073

“Në teren është edhe vetura e merimangës e cila është duke funksionuar bashkë me të punësuarit e komunës të cilët janë duke bërë rregullimin e komunikacionit. Në shërbim janë edhe parkimet e mbyllura të cilët janë të hapur për të siguruar më shumë vend parkime”, thotë Lume Hyseini.

Por në anën tjetër vozitësit janë të revoltuar nga ky kaos në komunikacion

“ Nuk mund të gjejmë asnjë parkim , qyteti është në kaos, duhet që të merren masa, tash është nxehët dhe ky komunikacioni na bën më shumë nervozë thotë Besir A , një mërgimtarë.

DSC_1069 (Custom)

“Nuk mund të lëvizim duhet të presim shumë ,sidomos ne taksistët. Është bërë i pakalueshëm qytetit, sidomos tash para Bajramit thotë Fadil.B, taksitë në Tetovë.
“Nuk di çka të them nuk është vetë një vit, jemi mësuar, kur vjen vera dhe mërgimtarët, Tetova bllokohet krejt” thotë Rahman H.

Lajme të ngjashme

Back to top button