Shkup, policia nuk lejoi të kryhet marshimi i paqes për Palestinën para Muzeut të Holokaustit (Foto+Video)

Shkupi sot doli në përkrahje të Palestinës e cila dita ditës bombardohet nga Izraeli. Dhjetëra protestues shqiptar mes të cilëve pleq, gra e fëmijë me mesazhe paqësore “STOP dhunës në Gaza” dhe foto të viktimave u nisën për ti vendosur ato te Muzeu i Holokaustit në Shkup.  Simbolika e marshit deri te muzeu ishte që të përkujtohet Izraeli se gjatë holokaustit ishte populli hebrenj viktima, ndërsa tani janë hebrenjtë ato të cilët janë kthyer në agresorë dhe terrorizojnë popullin palestinez. Por policia i ndaloi ata të shkojnl deri te muzeu. Gazetari i Portalb e ndoqi marshin nga afër, më poshtë lexoni kronologjinë e tij.

14:50 Para kordonit policor është realizuan një recital fëmijësh, në përkrahje të banorëve të Gazës, dhe policëve lanë fotografitë nga dhuna që po ushtrohet në Gazë. Edhe pse qëllimi ishte që këto foto të dorëzohen para muzeut të Holokaustit në Shkup, policia e Maqedonisë nuk i lejoi marshin paqësor që të depërtojnë teri tek muzeu. Marshi paqësor u realziua i qetë, ndërsa qytetarët kanë filluar të shpërndahen.

Edhe pse marshi ishin shumë larg muzeut, vërehet prania e madhe policore me automjete të rënda që po qëndron para Muzeut.


Ne mbeshtetje te Gazes 1

Ne mbeshtetje te Gazes 2

Ne mbeshtetje te Gazes 3

Ne mbeshtetje te Gazes 4

Ne mbeshtetje te Gazes 5

Ne mbeshtetje te Gazes 7

Ne mbeshtetje te Gazes 6

në mbështetje të gazës 0

Ne mbeshtetje të Gazës 0010

Në mbështetje të Gazës 16

Në mbështetje të Gazës 13

Në mbështetje të Gazës 556

Në mbështetje të Gazës 11

Në mbështetje të Gazës 11e

Në mbështetje të Gazës 12

Në mbështetje të Gazës 16

Në mbështetje të Gazës 114

Në mbështetje të Gazës 11666

14:30 Policia ka formuar një kordon policorë mbi urën ku mbaron objekti i Universitetit të Evropës Juglindore dhe nuk lejon marshin paqësor ta vazhdojnë protestën e tyre deri te muzeu i Holokaustit.

Organizatori i marshit paqësor, Skender Rexhepi – Zejd – Kryetar i Shoqatës për Edukim Arsim dhe Kulturë “Klubi ELITA” – Shkup, tha se tash po shihet që ky shtet është duke i shkelur të drejtat e njeriut pasi që ua ndalon marshuesve të drejtën e protestës së qetë dhe pa dhunë.

“Ne jemi këtu me gra dhe fëmijët tonë nuk kemi qëllim të bëjmë incidente por të ngritim zërrin kundër dhunës së këtij holokausti që po ndodhë aktualisht në Gaza”, tha Rexhepi.

Protesta në mbështetje të Gazas 1

Protesta në mbështetje të Gazas

Protesta në mbështetje të Gazas2

14:22 Policia është rreshtuar para Muzeut të Holokaustit në Shkup, në pritje të marshit paqësor. Ato u grumbulluan afër xhamisë së Jahja Pashës në Shkup, dhe janë nisur drejt muzeut.

Marshi paqësor “ Paqe për Gazën” filloi në ora 14:00 nga disa pika të qytetit, ndërsa do të përfundojë para platesë së Muzeut të Holokaustit, tek hapësira e ish stacionit ndërurban i Autobusëve.

Protesta në mbështetje të Gazas3

Protesta në mbështetje të Gazas5

Protesta në mbështetje të Gazas6

Protesta në mbështetje të Gazas7

Protesta në mbështetje të Gazas8


 

Pas paralajmërimit për organizim të marshit të paqes të organizuar nga OJQ platforma “Paqe për Gazën” e që duhet të zhvillohet sot në afërsi të “Muzeut të Holokaustit” në Shkup, forca të shumta policore e kanë rrethuar muzeun e fjalë.

Vërehen edhe mjete dhe pajisje të shumta policore, si topi i ujit që u përdor gjatë protestave të 4 korrikut. 

Për momentin situata në këtë hapësirë është e qetë dhe pa grumbullime njerëzish. Sipas organizatorëve të marshit, ai pritet të fillojë në ora 14:00 nga disa pika të qytetit, ndërsa të përfundojë para platesë së Muzeut të Holokaustit, tek hapësira e ish stacionit ndërurban i Autobusëve.

Lajme të ngjashme

Back to top button