Milloshoski: Deri në vjeshtë LSDM kthehet në Kuvend

Dialogu politik me LSDM-në do të vazhdojë kur opozita nuk do të parashtrojë kërkesa jo të logjikshme dhe që nuk mund të plotësohen siç është formimi i qeverisë teknike, thotë në një intervistë për Inbox7 nënkryetari i Kuvendit Antonio Milloshoski. Sipas tij kjo kërkesë është rezultat i një hipokrizie personale e liderit të opozitës Zoran Zaev.

Milloshovski vlerëson se opozita do të kyçet në debatin publik për ndryshimet kushtetuese, edhe sikur të reagojnë nga selia e LSDM-së.

Ai ka folur edhe me ngjarjet e fundit reth çështjes së emrit me Greqinë.

„Deklarata e Samaras para Parlamentit Evropian e tregoi haptas qëndrimin e Greqisë. Derisa ai është kryeministër i Greqisë nuk do të ketë dialog në nivel të lartë mes Maqedonisë dhe Greqisë”, deklaroi Milloshoski.

Lajme të ngjashme

Back to top button