Ministrja italiane për vizitë zyrtare në Maqedoni

Procesi i zgjerimit i Bashkimi Evropian, si një nga prioritetet kryesore të presidencës italiane, në konteskt të mbështetjes së Italisë për fillimin e negociatave të Maqedonisë me BE-në, pritet të jetë fokusi i bisedimeve me ministren italiane të Punëve të Jashtme Frederika Mogerini, e cila sot do të qëndrojë për vizitë zyrtare në vend. 

Krahas takimit me nikoqirin e saj, ministrin e Punëve të Jashtme të Republikës së Maqedonisë, Nikolla Poposki, ministrja Mogerini do të realizojë takime edhe me kryetarin e Qeverisë, Nikolla Gruevski dhe me zëvendëskryeministrin e angazhuar për çështje evropiane, Fatmir Besimi, kumtoi Ministria e Punëve të Jashtme të Maqedonisë. 

Krahas relacioneve politike mes dy vendeve, në takime do të përfshihen mundësitë për thellimin e marrëdhënieve ekonomike, si dhe bashkëpunimin bilateral në segmentet tjera të jetës shoqërore. Gjatë vizitës është paraparë edhe zgjerim i marrëveshjes bilaterale mes Republikës së Maqedonisë dhe Republikës së Italisë për siguri sociale. Italia e mori presidencën me Bashkimin Evropian më 1 korrik.

Lajme të ngjashme

Back to top button