DioGuardi: Marrëveshja e Ohrit dështoi për faqe të zezë

Ish-kongresisti dhe presidenti i Ligës Shqiptaro – Amerikane, Joe DioGuardi ka shprehur shqetësime lidhur me situatën me shqiptarët në Maqedoni.

Ai me një fjali shqetësuese ka përshkruar situatën dhe dështimin e realizimit të Marrëveshjes së Ohrit duke shkruar se “ MARRËVESHJA E OHRIT DËSHTOI PËR FAQE TË ZEZË (THE OCHRID (Ohër) PEACE AGREEMENT FALLED DISMALLY)”.

Ky konstatim është dhënë në një shkëmbim komunikimi që DioGuardi ka pasur me publicistin Nijazi Muhamedi, pasi që ky i fundit i ka dorëzuar dokumentin e titulluar “Paqja e shkelur“ lidhur me gjendjen e shqiptarëve në Maqedoni.

Dioguardi në përgjigjen e tij ka shprehur shqetësime të mëdha lidhur me gjendjen e shqiptarëve dhe protestat e fundit. Ai ka premtuar se në Kongresin Amerikan së shpejti do realizohet një takim për të sqaruar diskriminimit dhe siç e quan ai ‘aparteidin’ kundër 800 mijë shqiptarëve në Maqedoni nga palët kontrolluese politike sllave të ndihmuara nga bashkëpunëtorët e tyre politik shqiptarë  të korruptuar”, në këtë mënyrë duke krijuar një jostabilitet të rrezikshëm në Evropën Juglindore.

DioGuardi më 4 gusht do të jetë pjesë e protestës së organizuar nga komuniteti dhe shoqatat e shumta në Çikago, kundër diskriminimit të shqiptarëve në Maqedoni. Ai së fundi ka intensifikuar takimet dhe ngritjen e zërit lidhur me ngjarjet dhe shqetësimet e fundit me shqiptarët në Maqedoni.

I shoqëruar nga Shirley Cloyes DioGuardi u takuan me kongresisten republikane të Floridas Ileana Ros – Lehtinen, ku në fokus kishin zhvillimet në Maqedoni.

DioGuardi thotë se:” në  fund të takimit, unë dhe Shirley u takuam me Ileana për të dhënë një informacion asaj mbi atë çfarë po ndodh në Maqedoni me margjinalizimin e vazhdueshme të popullit shqiptar atje”.

Kongresistja republikane u informua edhe përmes një raporti me shkrim lidhur me situatën e shqiptarëve në Maqedoni, dhe se është nënvizuar se ky raport do të shqyrtohet me stafin e saj në Kongres në Uashington.

Ileana Ros-Lehtinen vlerësohet si një zë i fuqishëm në Kongresin Amerikan, krahas miqve të tjerë në Capitol Hill për përkrahjen dhe mbështetjen që i është dhënë Kosovës dhe mbrojtjen e të drejtave të shqiptarëve në Mal të Zi, Maqedoni, Preshevë, Bujanovc, Medevegje dhe Çamëri.

Lajme të ngjashme

Back to top button