Dita 28: Ramazani iku kaq shpejt?

Nëse e ndjeni se muaji i Ramazanit  iku kaq shpejt këtë vit, kjo ndodh: ose si pasojë e një Ramazani shumë të suksesshëm e të dobishëm, i cili bëri të mundur që koha të fluturojë nga agjërimi dhe ju nuk e ndjetë atë, ose ju ishit aq të zënë, saqë nuk e vutë re Ramazanin thuajse fare, përveç ditëve të fundit të tij.

Nëse patët një Ramazan produktiv,  përgëzime të sinqerta nga ana jonë – i lutemi Allahut të pranojë veprat tuaja  dhe t’ju garantojë akoma më shumë Ramazane të dobishme në vitet që vijojnë.

Nëse fatkeqësisht, nuk dhatë më të mirën tuaj në Ramazan dhe kaluat një Ramazan jo produktiv, mos u dëshpëroni. Gjithçka që ju nevojitet është drejtimi drejt Allahut të Lartësuar në këto orë të fundit përpara se Ramazani të mbarojë.

Njëkohësisht, duke i kërkuar falje Atij për lejimin e ikjes së këtij muaji pa u fokusuar në të. Gjëja më e keqe që mund të bëni është humbja e shpresës nga mëshira e Allahut të Lartësuar. Pendohuni, jepini vetes shpresë dhe filloni të bëni hapa konkretë për të bërë më të mirën tuaj Ramazanin që vjen, insha’Allah.

Shkëputur nga libri “30 Këshilla për Ramazan” me autor Hoxhë Bekir Halimi. Me leje të plotë të autorit.

Lajme të ngjashme

Shiko edhe
Close
Back to top button