Kush mashtroi, blloku opozitar apo Vetëvendosje

Isa Mustafa, Ramush Haradinaj e Fatmir Limaj, pas aleancës për tu bërë bashkë, të vetëdijshëm se as të tre bashkë nuk i kanë numrat për krijimin e qeverisë, i nisën takimet e bisedimet me Albin Kurtin e Vetëvendosjes.

U takuan mbi dhjetë herë për të biseduar rreth koalicionit të mundshëm, herë i përafronin qëndrimet e herë i ndryshonin fjalët.

Vetëvendosje akuzoi liderët e koalicionit LDK-AAK-NISMA që para se të nënshkruajnë marrëveshje, i ndryshonin fjalët, por përfaqësuesit e koalicionit akuzat i drejtojnë kah Vetëvendosje, duke thënë se ata shkuan në tavolinë me kërkesa të reja, duke tentuar të vënë në lajthitje liderët e koalicionit.

Burimet brenda koalicionit LDK-AAK-NISMA i kanë thanë televizionit Rrokum se tre liderët kanë rënë dakord për tri kërkesat e lëvizjes Vetëvendosje, po ashtu i kanë pranuar edhe kërkesat për postet ministrore që i ka kërkuar VV – atë të Punëve të Brendshme, të Drejtësisë dhe drejtimi i bisedimeve me Serbinë.

Por, kanë ndërhyrë ndërkombëtarët, të cilët kanë kërkuar që udhëheqës të bisedimeve të mos jetë askush nga Vetëvendosje, krejt çka mund t[i lejohet VV-së është që të jenë pjesë e delegacionit në dialog me Serbinë.

Madje, sipas këtyre burimeve, ndërkombëtarët e kanë arsyetuar kërkesën e tyre duke thënë se VV-ja është jo bashkëpunuese, e papërshtatshme dhe jo kooperative.

Pas kësaj kërkese të ndërkombëtareve kanë ndryshuar edhe qëndrimet e bllokut opozitar, duke mos dashur ti prishin marrëdhëniet me miqtë ndërkombëtarë.

“Gjatë bisedimeve me Vetëvendosjen, të tre liderët i kanë pranuar kërkesat e Albin Kurtit, kanë lëshuar pe edhe për tri postet ministrore. Por, ditën tjetër kur janë takuar për ta nënshkruar marrëveshjen Kurti ka ardhur me kërkesa shtesë, ku ka kërkuar që ata të jenë udhëheqës dhe përgjegjës për bisedimet me Serbinë, si dhe me kërkesën që qeveria ti drejtohet Komisionit të Venecias lidhur me marrëveshjen e Brukselit Thaçi-Daçiq, pra kërkesa që kanë qenë të papranueshme për miqtë tanë ndërkombëtar”, ka thanë ky burim.

I njëjti burim ka thanë se Ramush Haradinaj dhe Fatmir Limaj, vetëm e vetëm që të arrihet koalicioni dhe të pamundësohet krijimi i qeverisë Thaçi 3, kanë qenë të gatshëm të sakrifikojnë edhe postet ministrore.

Këto pohime të burimit të televizionit Rrokum, Visar Ymeri nga Vetëvendosje tha se vetë liderët ju kanë ofruar mundësinë që VV tëi prin bisedimeve, por kur ka ardhur momenti për vënien e nënshkrimit, ka dalë që problemi është udhëheqja e bisedimeve nga lëvizja e Kurtit./ Lajmi.net

Lajme të ngjashme

Back to top button