fbpx

Shumë punësime dhe rritje ekonomike, prisni deri 2020-ën

Rritje e punësimit për 15 për qind dhe të eksportit për 130 për qind si dhe arritje e rritjes ekonomike të qëndrueshme përmes hapjes së minimum 20 për qind të më shumë ndërmarrjeve të reja, janë vetëm disa nga qëllimet që duhet të realizohen deri në vitin 2020.

Ashtu siç ishte thënë në konferencën e sotme për shtyp në Odën ekonomike të Maqedonisë, strategjia e vendeve nga EJL-ja parashikon edhe rritjen e efikasitetit të qeverive për 20 për qind veçanërisht në pjesën e shërbimeve publike dhe luftën me korrupsionin.

“Hyjmë në fazën e dytë të CEFTA-s, objektiv i së cilës është liberalizimi i tregtisë me shërbime, sigurimi i rrjedhës së lirë të forcës së punës në rajon, lehtësimi i këmbimit përmes largimit të pengesave të deritanishme, transparencë më e madhe e masave qeveritare dhe të dhënave statistikore, si dhe rritje e BPV-së për kokë banori për 33 për qind”, theksoi Ljubica Nuri, këshilltar i lartë i odës.

CEFTA do të vendos edhe dialog publik privat për këmbim më të madh dhe më kualitativ të informatave rreth pengesave dhe nevojave të firmave.

Në atë rast pritet bashkëpunim i dukshëm më intensiv mes kompetentëve, odave dhe sektorëve të bizneseve.

“Njëra nga detyrat e CEFTA-s është që deri në vitin 2020 duhet të vendoset prodhim rajonal, por edhe kanale tregtare drejt vendeve të treta”, potencon Nuri.

Mes rekomandimeve janë edhe investimet të kenë siguri të tërësishme  dhe të mos ekzistojë çfarëdo lloj diskriminimi në krahasim me investitorët.

Gjermania paralajmëron ndihmë teknike për kompanitë sepse CEFTA apelon që ato maksimalisht  t’i përdorin përfitimet nga marrëveshjet për tregti të lirë që të realizojnë fitim sa më të madh dhe të mundësojnë punësime të reja.

Në gjysmën e parë të vitit 2011 CEFTA ka realizuar 58 miliardë euro nga këmbimi tregtar prej të cilave 6,5 miliard mes vendeve në rajon dhe 34,8 miliard euro drejt vendeve të treta./Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button