Katër të lënduar nga shpërthimi në një fabrikë në Sopishtë

Katër persona janë lënduar në shpërthimin e një fabrike për piroteknikë në Sopishtë të Shkupit. Shpërthimi ka ndodhur pasdite rreth orës 17:00.

“Tre persona të cilët kanë punuar në vetë procesin janë lënduar, ndërsa personi i katërt është lënduar pjesërisht”, deklaroi shefi i Brigadës zjarrëfikëse, Bllagoja Menkovski, duke iu referuar rrëfimit nga një përfaqësues i SPB-së Shkup.

Menkovski shtoi se dy automjete me tetë zjarrëfikës për momentin janë në vendin e shpërthimit dhe do të mbeten atje derisa është e nevojshme. Sipas informacioneve fillestare personat e lënduar janë dërguar në institucionet mjekësore për dhënien e ndihmës së shpejtë.

Lajme të ngjashme

Back to top button