AJC: Erdogan na kthe medaljen!

Një ndër organizatat më të fuqishme hebreje, American Jewish Committee (AJC), ka kërkuar që Erdogani të kthejë medaljen që ata ia dhuruar në 2004, si shkak i deklaratave të fundit mbi konfliktin në Gaza.

“Në 2004, Kongresi Amerikan i Hebrejve, ju dhuroi juve një medalje prestigjioze si lider dhe si person, që luftoni terrorizmin, promovoni paqen mes palestinezëve e izraelitëve, mohoni fundamentalizmin dhe si mbrojtës i hebrenjve në Turqi,” shkruan mes tjerash në letrën kryetarit të AJC, Jack Rosen.

“Tani duam të na e kthesh atë”, potencoi Rosen.

Në letrën e 23 korrikut, drejtuar Erdoganit, thuhen edhe arsyet se pse i merret medalja.

“Një dekadë më pas, ne vërejmë se ju jeni bërë lideri më anti-hebre në botë, duke pasur një retorikë të ashpër dhe jo demokratike. E gjithë kjo bie ndesh me medaljen që ua dhuruam.”

Por në një prononcim të shkurtër, Erdogani ka thënë se unë nuk marrë medalje për ti ndryshuar mendimet dhe për të heshtur përpara të vërtetës. /Portalb

Lajme të ngjashme

Back to top button