Konflikt mes CNN dhe Russia Today (Video)

Marredhëniet e tensionura mes SHBA-së  dhe Rusisë tani kanë edhe një sferë tjetër, atë mes dy gjigandëve mediatik.

Chris Cuomo dhe Peter Lavelle janë dy gazetarë amerikanë. Cuomo punon për televizionin amerikan CNN, Lavelle redakton lajmet në televizionin rus RT (Russian Today). Edhepse kolegë, gjatë një bisede mediatike në CNN, debati i tyre ka eskaluar.
Tema ka qenë e fokusuar mbi tragjedinë dhe fajtorët e Malaysia Airline në Ukrainën Veriore, ku dy kolegët në një metodë kanë mbrojtur pretendimet e shteteve ku ata punojnë.

Përplasja ka filluar kur gazetari i RT, ka thënë se Putini nuk ka kontroll mbi shtetet tjera, ku reagimi i gazetarit të CNN ka qenë i ashpër, “Peter, rrini i qetë dhe merrni fryme lehtë.”

Më pas edhe mbyllja ka qenë jo profesionale. Në videon e postuar në poshtë , ju mund ta shikoni debatin në fjalë.

Lajme të ngjashme

Back to top button