Top 20 qytetet me më shumë milionerë

Nëse jeni duke shëtitur në rrugët e Monakos, duhet ta dini se çdo i treti është milioner, ngjashëm vlen edhe për Zurichun, ndërsa milioner në Gjenevë është çdo i pesti.

Studimi i magazinës britanike, Spear’s, ka rreshtuar qytetet me përqindjen më të lartë të milionerëve. Në studimin e saj, milioner janë quajtur vetëm ata që kanë së paku 1 milion dollar, duke mos e llogaritur pasurinë e shtëpive e pronave, apo ajo që quhet, pasuri e patundshme.

Në listë spikasin qytetet e kontinentit të vjetër, ku 12 nga 20 janë nga Evropa, ndërsa shteti që ka më shumë qytete në listë është SHBA, me tre të tilla, New York, San Francisco dhe Houston, transmeton Portalb.

Më poshtë e keni listën e plotë të qyteteve me përqindjen më të lartë të milionerëve në dollar. /Portalb

1. Monako (29.21%)

2. Zurich (27.34%)

3. Gjeneva (17.92%)

4. New York (4.63%)

5. Frankfurti (3.88%)

6. Londra (3.39%)

7. Oslo (2.90%)

8. Singapori (2.80%)

9. Amsterdam (2.63%)

10. Firenca (2.59%)

11. Hong Kong (2.58%)

12. Roma (2.54%)

13. Dublin (2.40%)

14. Doha (2.31%)

15. Toronto (2.29%)

16. Venediku (2.25%)

17. Brukseli (2.11%)

18. Houston (2.09%)

19. San Francisco (2.07%)

20. Paris (2.04%)

Lajme të ngjashme

Back to top button