Mbi 100 mijë maqedonas pushojnë në Greqi

Vetëm për këtë muaj, janë plot 100 mijë maqedonas që po kalojnë pushimet verore në Greqi.

Përkundër këtij numri kaq të madh të maqedonasve që po pushojnë nëpër plazhet greke, në plazhin e Ohrit nuk ka më shumë se 600 pushues.

“Në vitin 2013 gjithsej 1.572.371 maqedonas u janë drejtuar kalimeve kufitare që shpien kah Greqia. Në gjysmën e këtij viti kalimet kufitare Bogorodica, Star Dojran dhe Mexhitlia i kanë kaluar 708.089 vizitorë nga vendi”, shkruhet në Dnevik.

Sipas të përditshmes maqedonase, në Ohër nuk shkojnë shumë turistë për shkak të kohës shumë të keqe që mban atje.

Lajme të ngjashme

Back to top button