Egjipt, mbështetësit e Mursit nesër në protesta

Aleanca Egjiptiane për mbrojtjen e legjitimitetit bëri thirrje për protesta mbarëkombëtare, në mbështetje të presidentit legjimtim Muhamed Mursi.

Protestat do të mbahen në formë më ndryshe se zakonisht, duke vizituar shtëpitë e viktimave të grusht shtetit të përgjakshëm ushtarak. Protestat priten të fillojnë nesër, ashtu siç është bërë traditë tashmë, pas namazit të xhumasë, transmeton Mesazhi.

“Dil me forcë dhe vendosmëri duke filluar nga e premtja,” thuhet në një deklaratë nga Aleanca Kombëtare për Mbrojtjen e Legjitimitetit.

Aleanca poashtu bëri thirrje për demonstrata javore, duke filluar nga e premtja. Ajo tha se mbështetësit e presidentit të  rrëzuar duhet të bëhen gati për protesta të reja, ndërsa kulmi i tyre do të shënohet më 14 gusht, në përvjetorin e shpërndarjes së përgjakshmë në Rabaa el Adevija.

Në deklaratën e saj, Aleanca e përshkroi 14 gushtin 2013 si një “Holokaust”.

Mbi 2000 përkrahës të presidentit Muhamed Mursi u vranë dhe dhjetëra mijëra të tjerë janë plagosur më 14 gusht të vitit të kaluar, kur autoritetet e dhunshme shpërndanë protestat në Kajro dhe Giza.

Lajme të ngjashme

Back to top button