Numri i të vdekurve në Gaza rritet në 718

Numri i të vdekurve palestinez nga ofensiva shkatërruese e Izraelit u rrit në 718. Në mesin e viktimave të reja janë edhe dy fëmijë.

“Së paku 718 vetë janë vrarë dhe 4563 të plagosur në sulmet e vazhdueshme izraelite deri më tani,” tha zëdhënësi i ministrisë Ashraf al-Qodra për Anadolu Agency.

Njëzet banorë të Gazës u vranë sot nga sulmet izraelite mbi shtëpitë dhe tokat bujqësore që herët në mëngjes.

Al-Qodra tha se viktimat e Gazës që nga fillimi i luftës përfshijnë të paktën 176 fëmijë, 79 gra dhe 37 të moshuar.

Që nga 7 korriku, Izraeli ka nisur një ofenzivë brutale në Rripin e Gazës. Javën e kaluar, Izraeli ka avansuar ofensivën duke hyrë me këmbësori.

Sipas shifrave zyrtare izraelite, 31 izraelitë – duke përfshirë 29 ushtarë – janë vrarë që kur filluan luftimet. /mesazhi/

Lajme të ngjashme

Back to top button