Shkupi dominues ndaj Sileksit

Dje klubi futbollistik Shkupi ka luajtur një tjetër ndeshje kontrolluese, ku mysafire e tyre ishte skuadra e Sileksit që nga ky sezon do të jetë anëtare e Ligës së Parë. Skuadra nga Shkupi ka treguar një lojë shumë të mirë, duke mos e lënë skuadrën mysafire të dominojë në fushë.

Edhe pse të parët në avantazh kaluan mysafirët me një gol nga të realizuar nga pika e bardhë, Shkupi shumë shpejt mori veten dhe arriti të barazoj përmes golit që shënoi Muharem Bajrami, po nag pika e bardhë.

Besir Demiri tregoi lojë të bukur
Besir Demiri tregoi lojë të bukur

Pas golit të shënuar të përzgjedhurit e trajnerit Ramadani shumë shpejt vazhduan të sulmojnë kundërshtarët dhe shënuan edhe golin e dytë, kur pas një krosimi nga këndi, Llazarevski kërceu më lartë dhe me kokë plasoi topin në rrjetin e Sileksit.

“Ishte një lojë e mirë dhe e fortë, jam i kënaqur nga disiplina që treguan futbollistët dhe që me shumë seriozitet përfunduan detyrat që i kishim nda para ndeshjes. Është normale të kishin edhe gabime, e që është shumë mirë që i kemi detektuar dhe që mundemi ti përmirësojmë”, ka thënë trajeri Ramadani.

Futbollisti i talentuar dhe me shumë potencial Besir Demiri arriti të shënojë një gol maestral duke e ngritur epërsinë në 3:1, duke dëshmuar se kjo skuadër nga dita në ditë po bëhet shumë e fortë, që ka pretendime kthimin në Ligën e Parë.

Pas këtij rezultati trajneri Ramadani vendosi që në fushë të inkuadrojë edhe futbollistë të tjerë të rinj, të cilët gjithashtu tentuan në disa raste të shënojnë, por pa dhënë rezultat. Mysafirët shfrytëzuan këtë rast dhe vetëm në kohën shtesë zvogëluan epërsinë në 3:2.

Skuadra e Shkupit do të vazhdojë me përgatitje të rregullta, ndërsa kontrolluese tjetër pritet të enjten (31.07.2014), me “Skopjen”, ndërsa pritet konfirmimi edhe nga klubi futbollistik Tirana me të cilët planifikohet të luhet ndeshja me 2 gusht (e shtunë)./Portalb/

Lajme të ngjashme

Back to top button