Flasin fqinjët për vrasjen në Aerodrom

Dy fëmijët që kanë qenë dëshmitarë të vrasjes makabre të nënës dhe tezes së tyre në Aerodrom të Shkupit janë dërguar tek i ati i tyre. Natasha dhe Biljana u vranë nga Igor Spasovski i cili ka qenë në lidhje dashurie me Natashën, ndërsa pastaj edhe ai vrau veten. Siç shkruan “Dnevnik”, fqinjët, banorë të ndërtesës janë ende të frikësuar dhe nuk duan të flasin për horrorin që ka ndodhur.

Thonë se Natasha me dy fëmijët e saj ka jetuar vetëm pasi që para një viti e gjysmë është ndarë nga burri, me të cilin bashkë e kanë blerë banesën para tetë viteve.

“Kthehesha në shtëpi dhe para hyrjes pashë fëmijët se si dridhen dhe qajnë. Djali vetëm qante dhe asgjë nuk fliste, ndërsa vajza më tregoi se një xhaxha ka vrarë nënën e tyre, dhe ka qëlluar edhe tezen e tyre.

Më tha ‘nëna është e vrarë, por shih ndoshta tezja është e gjallë’. Por nuk treguan se ka edhe një të vdekur. Fëmijët dridheshin dhe ishin në shok. Atëherë erdhi fqiu nga kati i tretë dhe mori fëmijët tek ai në shtëpi, ndërsa unë thirra policinë”, deklaroi banor i ndërtesës.

Shoqja e Natashës së vrarë, e cila e ka njohur edhe Igorin, thotë se të dy ishin në lidhje dashurie nga fillimi i vitit. Thotë se shumë e ka dashur, por ka xhelozuar. Problemet kanë filluar para një jave kur ajo ka ndërprerë lidhjen me atë.

Lajme të ngjashme

Back to top button