Për shkak të festës së Bajramit, Këshilli anulon protestat për rastin “Monstra

Këshilli organizativ i protestave për rastin “Monstra”, nëpërmjet një komunikate, njofton se këtë të premte nuk do të organizohen protesta për shkak të festës së Fitër Bajramit.

Në komunkiatë thuhet: “Përkrahja juaj në këto protesta për rastin e montuar politik “Monstra” , është zbutje e madhe e dhimbjes sonë familjare. Posaçërisht , duke e pasur parasysh se në këto ditë të Ramazanit, ju keni qenë në anën e drejtësisë dhe na keni përkrahur pa rezerva, duke sakrifikuar nga koha juaj e çmuar”.

“Duke e pasur parasysh që jemi në prag të Fitër Bajramit, jemi të vetëdijshëm që këto ditë nga qytetarët më shumë do të frekuentohet Çarshia e Shkupit dhe Mavrovasja dhe se në këto festa ndërmarrjet e ndryshme shqiptare presin që të përmirësojnë sadopak gjendjen e tyre të rëndë sociale. Prandaj , në emër të gjithë familjarëve, ne Këshilli Organizativ Koordinues, në shenjë respekti ndaj kësaj feste të madhe, kemi vendosur që këtë të premte të mos dalim në protesta, dhe i ftojmë qytetarët shqiptarë që këto ditë t’ia përkushtojnë festës së Fitër Bajramit”, thuhet në komunikatën e Këshillit organizativ të protestave.

Këshilli bënë me dije se protestat paqësore do të vazhdojnë nga java e ardhshme dhe besojnë se përkrahja do të vazhdojë edhe më tutje deri në zgjidhjen e rastit të montuar “Monstra”.

Lajme të ngjashme

Një koment

  1. Po ,se jemi lodhur shum dhe se festat i kemi shum qef ne shqiptarët.Për të kërkuar të drejtat kolektive që na takojn dhe për të dhënë kontribut që shkon në llogari të kolektivit, neve shqiptarëve na vjen shum mërzi të angazhohemi.!! Kur vjen puna për Kampanja zgjedhore ne vërsulemi si kope delesh mbas tagjis , si mizat mbas mutit dhe gjth këto vësulje për një hamburger dhe një kokakoll, për 10 € për një punsim në administrat vrapojm me javë e me muaj pas Partive deri sa ti prishim këmbët e këpucët.
    Eh shqiptar të mjer , me llafe Zemrën e kemi sa Mali e me punë sa të zogut. 

Back to top button