Kuvendi vazhdon me seancën e 10

Propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për kontribute të sigurimit të obliguar social, të Ligjit për sigurimin pensional dhe invalidor dhe të Ligjit për punësim dhe sigurim në rast papunësie, të gjitha me procedurë të shkurtuar, janë në rend dite të vazhdimit të parë të seancës së 10-të.

Deputetët në seancë do të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për plotësimin e Ligjit për sigurim shëndetësor, me procedurë të shkurtuar dhe për Propozim-ligjin për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje të shkallës së dytë në fushën e mbikëqyrjes inspektuese dhe procedurë shkelëse, në lexim të parë.

Në agjendën e seancës së Kuvendit të Republikës së Maqedonisë janë edhe propozim-ligjet për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për themelimin e Komisionit shtetëror për vendimmarrje në procedurë administrative dhe procedurë të marrëdhënies së punës në shkallë të dytë, të Ligjit për sistem me një sportel dhe udhëheqjen e regjistrit tregtar të personave të tjerë juridikë dhe të Ligjit për sistem hekurudhor, të gjitha në lexim të parë.

Lajme të ngjashme

Back to top button