Reagime: Shkatërrojnë gjelbërimin për të mbledhur para

Mësimdhënësit e shkollës fillore “Kongresi i Manastirit” dhe prindërit e nxënësve nuk janë të kënaqur me ndarjen e shkollës si dhe prishjen e oborrit të fëmijëve duke ndërtuar parking i cili nuk do të jetë falas. Nga qendra e USHT-së në Tetovë ende heshtin për këtë çështje!

Mësimdhënësit të cilët deshën të mbesin anonim, për Portalb thanë se kjo që bëhet nuk është zgjidhje dhe pyesin pse duhet të bëhet prishja e gjelbërimit të oborrit?!

“Nuk e kemi ditur madje as nuk ka pyetur askush, vetëm kur erdhën nga Komunë e Çairit dhe na thanë se objekti do të ndahet në dy pjesë dhe se në pjesën e ndarë do të vendosen studimet e disperzuara të USHT-së. Pas ndarjes së objektit, ata bën edhe ndarjen e oborrit me ç’rast morën pjesën e gjelbër dhe e shndërruan në parking të universitetit gjë që do të ndikojë negativisht tek fëmijët kur të fillojnë vitin e ri shkollor”, thonë mësimdhënësit.

Në pamundësi të gjetjes së kryetarit të Këshillit të Prindërve për shkak të pushimeve verore, Portalb pyeti banorët për rreth shkollës fëmijët e të cilëve mësojnë në këtë shkollë, lidhur me këtë çështje.

“Nuk e dimë se si do të funksionojë, do të bëhet tollovi e madhe, janë shumë student plus nxënësit nuk e di si do ja dalin. Shpresojmë që gjithçka të shkojë mirë pasi që si shkolla fillore ashtu edhe universiteti ka nevojë për kushte më të mira”, tha Hasan A., prind.

“Nuk jemi kundër USHT-së, por kanë uzurpuar parkun e fëmijëve ku loznin gjatë pushimit të gjatë tani frikësohemi se do dalin në rrugë shkaku se nuk kanë ku ta kalojnë pushimin. S’ka mbetur asnjë pjesë e gjelbër në oborrin e kësaj shkolle”, tha një prind tjetër.

Ata madje apeluan që të punohet për ndërtimin e një objekti të veçantë për USHT-në.

Ndërkaq nga USHT-të kohë më parë bën të ditur se objekti i ndarë plotëson kushtet për realizimin e procesit akademik, por megjithatë ende nuk dihet se a është një zgjidhje afat gjatë apo afat shkurtër transferimi i studimeve të disperzuara në këtë objekt.

Lajme të ngjashme

Back to top button