Tragjedia e avionit malajzian, mbërrijnë në Holandë trupat e para të viktimave

Dy avionët me trupat e viktimave të avionit të rrëzuar malajzian mbërritën në Holandë teksa vendi është në ditë zie për 298 viktimat e tragjedisë ajrore.

Ekspertët do të nisin punën e tyre për identifikimin e viktimave, pjesa më e madhe të cilëve ishin holandezë. Rebelët filorusë janë të akuzuarit kryesorë për goditjen e avionit me raketë në 17 korrik. Qeveria britanike madje këmbëngul se rebelët kanë prishur provat duke lëvizur trupat dhe duke vendosur pjesë të avionëve të tjerë në vendngjarje. Ndërkohë që në lindje të Ukrainës luftimet vazhdojnë, transmeton ABC News.

Në një njoftim të publikuar ngaministria ukrainase e mbrojtjes janë rrëzuar dy avionë ushtarakë ukrainas vetëm 35 kilometra larg vendit ku u rrëzua vioni me civilë gjashtë ditë më parë. Por ministria e mbrojtjes nuk dha asnjë të dhënë për shkaqet e rrëzimit apo për numrin e personave që ishin në bord. E ndërsa separatistët rusë këmbëngulin se në trenin për në Karkiv u ngarkuan më shumë se 280 viktima të avionit, ekspertët u shprehën se u verifikuan vetëm 200. Kishat në të gjithë Holandën u ranë këmbanave të tyre për rreth pesë minuta para uljes së avionit.

Kryeministri holandez Mark Rutre I cili ishte I pranishëm në aeroport, u shpreh se mund të duhen muaj të tërë për procesin e identifikimit. Qeveria australiane e cila gjithashtu kishte dërguar përfaqësues të saj në aeroport u shpreh në një deklaratë për shtyp se ceremonia duhej bërë pasi viktimat meritonin respect dhe dinjite pas një tragjedie të përmasave të papërshkrueshme.

Ndërkohë që kutitë e zeza të avionit kanë mbërritur në Britaninë e madhe ku dhe do të ekzaminohen. Informacionet e para flasin për një objektiv të ngatërruar të rebelëve filorusë, të cilët qëlluan avionin civil malajzian duke e ngatërruar me një avion ushtarak ukrainas. Deri tani konflikti në lindje të Ukrainës ka shkaktuar më shumë se 1 mijë viktima.

Lajme të ngjashme

Back to top button