fbpx

Franca dënon me burg protestuesit pro-palestinez

Gjykata franceze dënoi me burg tre burra për trazirat që u shkaktuan pas një proteste pro-palestineze në periferi të Parisit që degjeneroi në dhunë.

Të tre burrat, të moshës 21 deri 28 vjeç, u dënuan me 6 deri në 10 muaj burg për trazirat që shkaktuan në Sarcelles të dielën.

Franca ka komunitetet më të mëdha myslimane dhe hebraike në BE. Bizneset çifute dhe një sinagogë u vunë në shënjestër në Sarcelles, gjatë protestës të së dielës, e cila ishte ndaluar paraprakisht nga autoritetet franceze.

Ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier, ai i Francës Laurent Fabius dhe Federica Mogherini e Italisë, lëshuan një deklaratë të përbashkët pas takimit që patën në Bruksel, transmeton Shekulli.

“Retorika anti-semite, armiqësia kundër hebrenjve, sulmet ndaj popullit të besimit hebre dhe sinagogave, nuk kanë vend në shoqërinë tonë”, thanë ministrat.

Kryeministri francez, Manuel Valls dënoi gjithashtu protestën e dhunshme e cila shpërtheu si pasojë e veprimeve të Izraelit në Gaza.

Të paktën 649 palestinezë, shumica prej tyre civilë, dhe 31 izraelitë janë vrarë në 15 ditë luftime, pas deklaratave të Izraelit se është shtuar numri i raketave në Rripin e Gazës.

Tags

Lajme të ngjashme

Back to top button
Close