Palestina vdes, ne çfarë bëjmë?

Ti dhe unë shkollohemi, po po shkollohemi veç tjerash edhe shëtisim, studiojmë në Universitetet më të mira në vend dhe i kemi gjitha mundësitë tjera. Ne vishemi bukur, çdo stinë ka veshjen në trend dhe ajo është pjesë e patjetërsueshme e gardërobës sonë, ne edhe ëndërrojmë bukur apo jo? Çfarëdo që na do shpirti ne mund ta kemi, mund ta bëjmë për vete, edhe kur kthehemi nga universiteti vijmë me veturë në shtëpi sepse ashtu është më qetë, më rrugë e shkurtë dhe më e mirë megjithëse ne nuk kemi kohë të humbim apo jo?

Edhe kur vijmë në shtëpi s’na pengon askush për asgjë mund të hamë ç’të duam, të flemë kur dhe ku të duam, në dhomën më të mirë të shtëpisë, edhe kur zgjohemi nga gjumi mund ti shijojmë ushqimet më të mira. Mund të shikojmë film në shtëpi por edhe mund të dalim të shohim filmin në kino e pas saj edhe një xhiro qytetit, mund ta zgjedhim kafenenë më të mirë në qytet, më të frekuentuar. Po po mund ti bëjmë të gjitha këto çdo ditë dhe të mos mendojmë për dikë tjetër, po po e bëjmë çdo ditë, ne jemi në gjendje gjithmonë të ankohemi dhe të gjejmë diçka që nuk shkon, edhe nëse asgjë nuk ka ku për tu kapur fundja do të merremi me punët e nënës natyrë do të themi është shumë nxehtë ose shumë ftohtë, kryesorja do gjejmë diçka që nuk shkon për të thënë.

Ne sot, ne të civilizuarit e shekullit XXI, ne sot mendojmë vetëm veten, jemi kaq egoist kur kemi mundësi kaq shumë për ti ndihmuar të tjerët. Flasim gjatë gjithë kohës por nuk veprojmë, duke i pasur gjithë këto të mira nuk jemi në gjendje për ta lutur Zotin që tu ndihmojë atyre që kanë nevojë, atyre të cilëve u janë krijuar plagë që kurrë nuk do të shërohen, atyre që po u digjet shpirti për çdo ditë . Atyre nënave qe ua vrasin fëmijët në sy, atyre që po u mohohet e drejta e pamohueshme “liria”, atyre që s’kanë parë një ditë të bardhë duke qenë gjithmonë nën presion. Palestina po vdes.

Terrori izraelit kundër palestinezëve po zgjat më shumë se gjysmë shekulli. E ne ç’bëjmë? Merremi me trendet e kohës.. Ne së paku një herë në ditë nuk mendojmë për fëmijët që presin festën me padurim po nuk kanë me çka të gëzohen, sa gjendje e mjerueshme, sa “pasuri” të madhe kemi e në shpirt jemi të varfër, e çfarë na duhen të hollat kur s’dimë t’ju gëzohemi?

E si mund të themi që jemi të pasur kur na mungojnë gjërat më të vlefshme në botë, sa e dhimbshme që është, civilizim na qenka kjo? Kjo është apokalips dhe asgjë tjetër, civilizim nuk është egoizmi, as të hollat, as rrobat firmato, as veturat më të reja, civilizim është thjeshtësia dhe modestia, kurse pasuri janë ndjenjat, ndjenjat e të qenit njeri dhe asgjë tjetër…

 

 

Lajme të ngjashme

Back to top button